Lajme

Keni plane për fundjavën? Sinoptikani Hakil Osmani zbulon çfarë do të ndodhë me motin: Duke filluar nga sot në mbrëmje dhe të dielën pritet të…

Nëse keni bërë plane për fundjavën, duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe nesër, vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu.

Sinoptikani Hakil Osmani tha se gjatë fundjavës shqetësuese do të jetë dhe shpejtësia e erës.

Sot parashikohet, pasdite dhe në mbrëmje, do të ketë reshje shiu.

Nata do të përfshijë territorin shqiptar. Edhe e diela do të jetë e pranishme në gjithë vendin, në disa zona me rrebeshe.

Gjatë kësaj fundjave do të kemi probleme me parametrin e erës.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të jenë të larta. 23 gradë do të jenë temperaturat., tha Osmani.