Lajme

Atentati mafioz në Kurbin/ Policia ‘zbërthen’ kamerat e sigurisë: Dyshohet se tre persona…

Mëngjesin e kësaj të shtune, Kurbini u trondit nga një attentat ndaj pronarit të biznesit të një kompanie përpunimi inertesh, Ardian Gjeloshi ku mbeti i plagosur, si dhe humbi jetën ekonomisti i tij Selman Mihana pasi iu doli para plumbave për të mbrojtur pronarin e tij.

Burime bëjnë me dije se Policia ka administruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.

Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre perona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë.

Policia e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që pa pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij.

Ardian Gjeloshi ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majtë ku plumbat kanë hyrë dhe kanë dalë.