Lajme

Kryeministri i Kosovës është kërcënuar me vr.asje gjatë qëndrimit në Maqedonië e Veriut. Reagon Albin Kurti: Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura’!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje gjatë qëndrimit në Maqedonië e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti, i cili ka thënë se gjatë kohës që ka qenë në Shkup mbrëmjen e djeshme, ka patur tentativa për atentate. Ai tha se kërcënimet kanë ardhur “nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar”, megjithatë, shtoi se nuk është i ndjerë i rrezikuar, pasi ka parë forca të shumta policore të cilët janë kujdesur për sigurinë gjatë mbledhjes ku ai mori pjesë.

“Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me këto partitë socialdemokrate”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Sipas mediave vendase, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të OKB-së, autoritetet kanë siguruar të dhëna se nga Serbia ka pasur përpjekje për vrasjen e Kurtit në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmjen e djeshme.